Mik i shqiptarëve, Franco Frattini shpallet “Qytetar Nderi”
Transmetuar më 10.07.2012 18:56
Sali Berisha, Franco Frattini
Tiranë, 10 korrik 2012, NOA- Ish-ministri i Jashtëm i Italisë i njohur si një mik i shqiptarëve dhe Shqipërisë, Franco Frattini është shpallur pak më parë “Qytetar Nderi” i Tiranës.

Nëpërmjet një dokumentari të përgatitur enkas për të, ai u vlerësua si mbështetës i madh për liberalizmin e vizave, procesin e integrimit dhe si një avokat i Shqipërisë.

Kryetari i bashkisë Lulzim Basha tha se Tirana nderon sot Frattinin me titullin më të madh që mund të japë, për shkak të vendosmërisë së tij në mbështetje të shqiptarëve.

“Në emër të qytetarëve të Tiranës i ofrojmë zotit Franco Frattini titullin “Qytetar Nderi” në shenjë kontributi për kontributin e dhënë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe procesin e integrimit”, u shpreh Basha, raporton noa.al.

Titulli në fjalë ish kryediplomatit italian iu dha nga Kryeministri Sali Berisha i cili u shpreh se kontributi i Frattinit për shqiptarët ka qenë historik.

Kryeministri e cilësoi politikanin italian si një zyrtar të lartë i cili ushqen ndjenjat më miqësore për shqiptarët, ndërsa e cilësoi si avokatin kryesor të Shqipërisë në Europë.

a.y/noa.al

Ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i materialeve të NOA.al, pa një leje të shkruar
  • Komentoni

  • Should be Empty:
  • Komente

Të nderuar lexues. Ju mund të komentoni lirisht, mjaft të mos përdorni fjalë fyese, apo që nxisin urrejtje mbi baza nacionale, racore, gjinie, fetare. Komenti juaj do të verifikohet nga sistemi nëse përmban shkelje të kodit të etikës dhe do të shfaqet brenda 15 minutave në vazhdim.

Nëse do të votonit sot, kush do të ishte zgjedhja juaj ndër këto parti kryesore?

PD
PS
LSI
PBDNJ

Rezultatet

SOFT NEWS

Dentisti in Albania