LAJME DITE
Monedha vendase ka nisur një javë me tendencë forcimi kundrejt monedhës europiane, duke regjistruar një tjetër vlerësim në mbyllje të javës. Euro ka zbritur nën kuotën e 138 lekëve, një nivel ky i paarritur për disa muaj rresht, që konfirmon rënien e kërkesës për valutën e përbashkët europiane në tregun vendase.
Euro e ka nisur javën e kaluar në kuotën e 138.02 lekë dhe e ka mbyllur në 137.97 lekë, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se ditët në vazhdim do të sjellin një dobësim të mëtejshëm të saj.
Kështu dy ditët e para të javës, euro u shit me 138 lekë dhe u ble me 136 lekë.
Rritja e numrit të turistëve në vend është shkaku kryesor që ka rritur kërkesën për monedhë vendase duke e vlerësuar kundrejt euros.
Por krejt e kundërta ka ndodhur me monedhën amerikane. Dollari ka regjistruar një nga javët më të mira në tregun vendas të këmbimit valutor duke kaluar kufirin e 111 lekëve, nga 109.21 lekë që e nisi javën. Forcimi i monedhës amerikane pritet të vazhdojë përgjatë gjithë stinës së nxehtë si pasojë e dobësimit të euros dhe përmirësimit të pozitave të tij në bursat ndërkombëtare. Ekspertët kanë paralajmëruar tashmë se gjatë javëve në vazhdim dollari mund të kalojë kuotën e 115 lekë.

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: