LAJME DITE
Tiranë, NOA.al - Kryetari i Partisë Socialiste ka patur një takim sot në mesditë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexandër Arvizu. Pas takimit të zhvilluar në selinë e PS, Rama tha se me Ambasadorin Arvizu u bisedua për nismën e paraqitur nga deputetët socialistë në Kuvend.
“Koha e ndërmarrjes së hapave për këto masa është diçka që i takon sistemit politik shqiptar ta vendosë, por, nga pikëpamja jonë, është e rëndësishme që kjo të kryhet”, - tha z.Arvizu, ndryshe nga më herët ku kishte deklaruar se më 6 gusht duhet të kalojë për miratim heqja e imunitetit.
Më poshtë ndiqni të plota deklaratën e z.Rama pas takimit dhe intervistimin nga gazetarët të z.Arvizu:
Rama flet pas takimit me Arvizun: Reformë kushtetuese për forcimin e institucioneve të drejtësisë
Duke iu përgjigjur interesit të medias Rama tha se PS është e vendosur në vizionin e saj se vendit i duhet një reformë kushtetuese.
“Kemi pasur një bisedë, në fakt, të nisur përpara sesa ne të depozitonim nismën tonë. Sot kemi folur për nismën tonë për arsyet e propozimeve tona, për rëndësinë e një diskutimi të hapur, të gjerë e plotësisht gjithëpërfshirës për ndryshimet kushtetuese. Padyshim, edhe për vendosmërinë e plotë të opozitës, që pa e diskutuar se imuniteti duhet të kufizohet, çështja e ndryshimit të Kushtetutës imponon një proces që opozita do ta zhvillojë me përgjegjshmëri të plotë deri në fund.
Përsa i përket votimit, do ta votoni ju vetëm një reformë përsa i përket heqjes së imunitetit pa përfshirë ato pika që keni paraqitur dhe juve për zgjedhjen me 3/5 të një numri të madh të anëtarëve të institucioneve të drejtësisë?
Ne nuk kemi vendosur kushte dhe as nuk bëjmë pazar me këtë proces. Ne kemi paraqitur një vizion të bindur se vendit i duhet një reformë kushtetuese në funksion të forcimit të institucioneve të drejtësisë dhe të rritjes së efektshmërisë së luftës kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Jemi të gjithë dëshmitarë që korrupsioni është ulur këmbëkryq dhe i ka rrënjët e veta në këmbët e tryezës së qeverisë së Shqipërisë. Jemi të gjithë dëshmitarë se krimi i organizuar i ka lidhjet e veta drejtpërdrejtë me qeverinë e Shqipërisë, gjëra këto të thëna edhe në raportin e Departamentit të Shtetit përveçse në shumë dokumente të tjerë dhe jo thjesht nga opozita. Jemi të gjithë dëshmitarë po ashtu se sa herë që çështje të një rëndësie madhore që kanë pasur të bëjnë me korrupsionin janë adresuar nga prokuroria dhe kanë shkuar në gjykatë, imuniteti parlamentar as ka qenë pengesë dhe as heqja e tij nuk ka garantuar gjykim të drejtë dhe të ndershëm. Kështu që thjesht dhe shkoqur; Partia Socialiste është absolutisht e vendosur për heqjen/kufizimin e imunitetit është një qëndrim i yni i kahershëm. Kemi pritur vite që pala tjetër të vijë në pozicionin tonë që kjo bëhet me një ndryshim kushtetues. Por, Partia Socialiste nuk do të arnojë Kushtetutën në gusht dhe të bëjë pastaj arnime të tjera në shtator. Ne duam një diskutim, i cili të jetë i plotë për të gjitha çështjet dhe pastaj në fund të këtij diskutimi secila palë voton ose nuk voton atë çka konsideron të nevojshme ose të panevojshme. Shqiptarët le të gjykojnë.
Dua të theksoj gjithashtu që ky është një moment për t’i dhënë një shans të ri dhe të fuqishëm statusit të kandidatit për Shqipërinë, duke u treguar miqve dhe partnerëve, Familjes Europiane, se ne jemi të gatshëm të bëjmë reforma reale dhe se jemi gjithashtu të gatshëm si klasë politike të mos mbetemi në një debat shterpë për imunitetin që është debat i mbyllur për ne, sepse ne jemi prononcuar tanimë. Por, përmes një debati për Kushtetutën të bëjmë një sërë ndryshimesh që ndajnë pushtetin politik nga pushteti gjyqësor. Që ndajnë tryezën e këshillit të ministrave, sot dhe nesër, nga tryeza ku drejtësia do të bëjë drejtësi.
Po përsa ai përket akuzave që vijnë nga maxhoranca që ju po tentoni ta shtyni qëllimisht reformën përsa i përket heqjes së imuniteteve në mënyrë që të mos merret sërish statusi?
Unë e neveris këtë propagandë. Unë e neveris kryeministrin e Shqipërisë kur flet në një gjuhë të tillë. Ndërkohë që kërkon konsensus nga opozita sulmon përditë opozitën. Kjo gjuhë është një gjuhë me të cilën nuk bëhen kompromise as në tregun e fshatarëve, ku diskutohet çmimi i qepës, dhe jo më të bëhen kompromise të mëdha për Kushtetutën. Nga ana tjetër ne jemi në këtë pozicion jo sepse e dëshiron kryeministri, as sepse bën thirrje kryeministri. Për thirrjet e kryeministrit s’kemi asnjë respekt. Jemi në këtë pozicion sepse ky është pozicioni që i duhet vendit dhe mbi hesapet partiake dhe interesat e politikës së ditës është aspirata për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne jemi mishërim i kësaj aspirate. Kemi bërë gjithçka kemi pasur në dorë. E, nëse ka progres në procesin e integrimit ky progres ka të bëjë vetëm me aspektet që lidhen me legjislacionin, me ligjvënien ku opozita ka pasur rolin e saj. Kemi votuar ligjet me 3/5, kemi bërë një zgjedhje spektakolare për Avokatin e Popullit. Kemi votuar edhe një reformë zgjedhore në funksion pikërisht të statusit të kandidatit, pa vendosur veto deri në fund për gjërat që nuk na kanë pëlqyer, duke rrezikuar edhe marrëdhëniet me aleatët tanë politik. E, të gjitha këto tregojnë se pozicioni ynë është shumë i qartë. Ndërkohë që kemi bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për të mos zgjedhur një president të njëanshëm noter partie, si ky që zgjodhi pala tjetër. Edhe këtë në funksion të statusit të kandidatit. Kështu që kjo është një propagandë e neveritshme. Unë e neveris këtë propagandë dhe them që ata që e dëgjojnë dhe e besojnë këtë propagandë janë thjesht shurdh dhe qorr, që ia kanë falur veshët dhe sytë udhëheqësit të tyre të lavdishëm. Le ta mbajnë deri në zgjedhjet e ardhshme, se në zgjedhjet e ardhshme do ta largojmë, bashkë me qeverinë, me votën e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar”.
Konferencë për Shtyp e Ambasadorit të SHBA Aleksandër A. Arvizu
Cili ishte qëllimi i takimit tuaj me z. Rama?
Kjo është pjesë e një serie të zakonshme konsultimesh që kemi pasur. Siç mund ta imagjinoni, një pjesë e mirë e diskutimit u fokusua tek çështja e lënë pezull e imuniteteve, tek ndryshimet kushtetuese për heqjen e imuniteteve. Nëse më lejoni, do të doja të vija në dukje disa pika në lidhje me pozicionin e Shteteve të Bashkuara. Nëse nuk ju vjen keq, do të lexoj sepse mendoj se kjo është tepër e rëndësishme.
Pikë së pari, Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë deklaruar qëndrimin e tyre se heqja e imuniteteve është një hap i rëndësishëm drejt luftës kundër korrupsionit, drejt arritjes së një llogaridhënieje më të lartë nga ana e zyrtarëve publikë. Thënë këtë, ne besojmë se heqja e imuniteteve është vetëm një hap nga disa të tillë që duhet të merren në mënyrë që korrupsioni të luftohet në mënyrë efektive dhe se disa nga këto hapa përfshijnë masa që duhet t’i japin fund ndërhyrjes së tepërt politike tek funksionimi i gjyqësorit, tek puna e zyrës së prokurorit, etj. Koha e ndërmarrjes së hapave për këto masa është diçka që i takon sistemit politik shqiptar ta vendosë, por, nga pikëpamja jonë, është e rëndësishme që kjo të kryhet.
Përsa i përket draftit që po diskutohet aktualisht, mesa kuptoj unë, themelet e tij bazohen tek rekomandimet e bëra vitin e kaluar nga EURALIUS dhe PACA. Qartazi, kjo është një bazë e shkëlqyer, një pikënisje e mirë. Të shtunën, më bëri shumë përshtypje që pati dëgjesa të gjata, të gjera dhe të hapura në Parlament me dëshmi ekspertësh vendor dhe ndërkombëtar, me pikëpamje të ndryshme mbi hapat e mundshëm që mund të merren për të përmirësuar draftin. Bashkësia ndërkombëtare përfaqësohej nga PACA dhe EURALIUS, që është gjëja e duhur. Shtetet e Bashkuara nuk ishin zyrtarisht të përfaqësuara në këto dëgjesa, por deklaratat dhe qëndrimet e EURALIUS dhe PACA përfshinin shumë nga idetë e Shteteve të Bashkuara dhe e kemi të lehtë të themi se bashkëndajmë ato qëndrime.
Me sa kuptoj unë, përfaqësuesve të dy partive tani u është kërkuar që të pajtojnë pikëpamjet e tyre të ndryshme. Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të dyja palët do të punojnë me zell për të përfshirë disa nga idetë më të mira që u paraqitën gjatë asaj dite me dëshmi dhe diskutime ekspertësh, dhe se do të jenë në gjendje që t’i përfshijnë ato në një draft të rishikuar që pranohet gjerësisht nga të dyja palët, që pranohet gjerësisht nga populli shqiptar, dhe që nuk do të lërë vend për dyshime se ecja përpara me këtë draft do të ishte në interesin e popullit shqiptar.
Partia Socialiste po kërkon gjithashtu që heqja e imunitetit të shoqërohet me ndryshime të tjera kushtetuese në lidhje me emërimin e zyrtarëve të institucioneve të pavarura dhe anëtarëve të gjykatave më të larta të vendit. Z. Rama tha se PS nuk do të marrë pjesë në votimin e datës 6 gusht për heqjen e imuniteteve nëse nuk bihet dakord për kërkesat e tjera. PS ka rekomanduar që votimi të shtyhet për në shtator. A u diskutua kjo kërkesë gjatë takimit? Cili ishte pozicioni i z. Rama mbi këtë çështje?
Duhet të pyesni z. Rama se cili do të jetë qëndrimi i tyre. Unë do të përsërisja atë që sapo thashë, se Shtetet e Bashkuara mbështesin heqjen e imunitetit të pakufizuar, me të cilin është abuzuar në të shkuarën, por, heqja e imunitetit është vetëm një hap. Shumë nga këto hapa të tjera janë absolutisht jetike për parandalimin e abuzimeve me pushtetin.
Pyetje: A është kjo koha e duhur për të ndryshuar kushtetutën në lidhje me këto çështje?
Mendoj se është e vështirë për një të huaj si puna ime të them…Siç e shpjegova, përsa i përket këtij drafti…Më falni, e keni fjalën për çështjet më të gjera, apo çështjen e imunitetit?
Çështjet e tjera.
Qartazi, çështjet më të gjera nuk mund të shqyrtohen para 6 gushtit. Por nuk shoh pse ato nuk mund të merren në shqyrtim në shtator, ose në pjesën e parë të tetorit. Mendoj se është e rëndësishme që ato të merren në shqyrtim pasi do të ishte keqinterpretim të thuhej se, nëse nenet e imunitetit hiqen, atëherë lufta kundër korrupsionit do të jetë efektive. Është një hap i rëndësishëm, është një hap thelbësor, por është vetëm një hap.
Javën e kaluar ju deklaruat për reformën elektorale se kishit humbur disa baste. Keni vendosur ndonjë bast këtë radhë mbi atë që do të ndodhë në 6 gusht? Do të kalohen amendimet apo jo?
Pikë së pari, duhet të them se e mësova mësimin dhe nuk vë më baste. Sa për 6 gushtin, unë do të përsëris atë që sapo thashë, që drafti fillestar ishte bazuar në themele mjaft të forta. Mendoj se të shtunën pati disa dëshmi shumë të vlefshme nga ekspertë të ndryshëm. Nëse disa nga këto ide mund të përfshihen në draftin e rishikuar, atëherë 140 parlamentarët duhet të vendosin nëse kjo është diçka të cilën ata duan ta çojnë përpara më 6 gusht.
A do të vazhdojë turi i konsultimeve deri në 6 gusht?
Unë jam gjithnjë i gatshëm, por mendoj se, pasi kemi hyrë pak më thellë në pikëpamjet tona, nuk e di se sa mund të thuhet më tepër. Unë nuk do të them se legjislacioni për imunitetet duhet të aprovohet në 6 gusht. Nuk do ta them këtë. Ajo që po them është se nëse një draft i mirë mund të paraqitet bashkë me ndryshimet që pasqyrojnë një pikëpamje konsensuale, jo vetëm të njërës palë, mbi mënyrën e ecjes përpara, atëherë, shpresoj që ata të vendosin çfarë është më mirë për vendin.
Pyetje: Pjesëmarrësit në një forum të shoqërisë civile para pak ditësh deklaruan se ndryshimet e kushtetutës nuk duhet të bëhen me ngut dhe se konslutime më të gjera janë të nevojshme. Pati gjithashtu kritika për ju personalisht për atë që u konsiderua presion mbi palët për t’i kaluar këto ndryshime sa më shpejt.
E keni fjalën për forumin e Presidentit Moisiu?
Po.
Unë kam shumë respekt për Presidentin Moisiu dhe për forumin. Shpresoj që deklarata jonë sot të ndihmojnë paksa në qartësimin e qëndrimit tonë.
Nesër është ceremonia zyrtare në të cilën z. Nishani do të marrë detyrën e tij si President i ri i Republikës. Nëse opozita e bojkoton këtë, si do ta interpretojë Ambasada e SHBA këtë vendim?
Kjo është një pyetje hipotetike dhe duhet të pyesni opozitën nëse kanë ndërmend të marrin pjesë apo jo.

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: