Është votuar si një ndër femrat më tërheqëse e botës artistike, ndaj dhe Bar Rafaeli ndjehet krenare për pamjen e saj.
Kjo është një ndër arsyet pse modelja publikon çdo ditë fotografi të reja të saj në Twitter.
27-vjeçarja ka publikuar disa nga fotografitë më të fundit të saj të realizuara në pishinë, ku ajo shfaqet e zhytur në ujë.
Gjithashtu ajo ka realizuar poza të ndryshme gjatë qëndrimit në rrezet e diellit dhe këto imazhe i ka publikuar për të gjithë fansat e saj në Twitter.
Ndërsa në një tjetër foto, ajo kërkon nga fansat të gjejnë se cilat janë këmbët e saj, ndërkohë që pozon me shoqen e saj Valentina Micchetti.b.gj/noa.al


Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: