Ismail
Kadare,
Nexhmije
Hoxha
LAJME TË LIDHURA
LAJME DITE
Tiranë, 28 korrik 2012, NOA- Politikani Pandeli Majko duke komentuar konfliktin mes të vesë së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha me shkrimtarin Ismalin Kadare për dorëshkrimin e librit “Dimri i vetisë së madhe” e quan gjyqin të pazakontë.
Sipas Majkos, në Tiranë, më i madhi i letrave shqipe Ismail Kadare “u përball” në gjyq me pushtetarin më jetëgjatë të shtetit shqiptar Enver Hoxhën.
“Dorëshkrimi “Dimri i vetmisë së madhe” i cili zotërohej nga familjarët e politikanit të vdekur, u dorëzua në Arkivin e Shtetit me vendim gjyqësor. Ishte një betejë ligjore e zakonshme në “procedurë” dhe e pazakontë në sensin e marrëdhënieve me kohën. Në marrëdhënie me historinë fituan të dy! Përballë njëri-tjetrit, fitoi shkrimtari! Tjetri, bëri atë të cilën kishte bërë edhe kur ishte gjallë. Për të fituar përjetësinë, pranoi statusin e “personazhit” të shkrimtarit”, shkruan Majko në profilin e tij në Facebook.
Në vijim ai shprehet se sheh shpesh individë që sulmojnë shkrimtarin, e sulmojnë për të kaluarën, për heshtjen, për kokë uljen, për postet…në regjimin komunist.
Siç informon noa.al, Majko shton se ata që e kritikojnë harrojnë, se duke mbetur gjallë ishte mbase i vetmi, që me artin e tij, Kadare, ndërtoi “Urën me tre harqe” (trinitia, lindje-jetë-vdekje), përmbi të cilën shoqëria shqiptare eci nga diktatura në demokraci.
“Në “këmbën” e URËS, keni vetë shkrimtarin dhe “fajin” e tij të murosur në të.
Pse mund të fyhet sot, një URË!? Mbase për faktin se të kujton që vjen nga “ana tjetër” e kohës. Dhe kjo, nuk është pak për një shoqëri postkomuniste. Viktor Hygo ishte një gjeni. Ismail Kadareja ynë është më shumë, të paktën si “piktor”…. “URA” e tij, as nuk mund të shihet dhe as të pikturohet! AJO ka dëshmitarë vetëm ata që e kaluan. Unë jam një nga ATA! Faleminderit shkrimtar!”, përmbyll shkrimin e tij, deputeti socialist.
Kujtojmë këtu se Ismail Kadare kishte paditur të venë e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhën se i mbante padrejtësisht dorëshkrimin e librit “Dimri i vetmisë së madhe”.
Në vendimin e dhënë gjykata vendosi që dorëshkrimi i librit “Dimri i vetmisë së madhe” të merret në mbrojtje dhe ti kalojë Arkivës së Shtetit deri në përfundim të shqyrtimit të padisë së shkrimtarit.
a.y/noa.al

Printo
Dergo

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: