Gjergj
Buxhuku,
Admnstrator
Përgjthshëm
Konfndustra
LAJME DITE
Tiranë, NOA.al – Ulja e normës bazë të interesit të lekut ka pasur ndikim zero në kreditimin e ekonomisë reale kurse janë shfaqur shenja të qarta të sjelljeve oligopol sidomos në tregun e letrave me vlerë, komisionimet bankare dhe termat e kreditimit të biznesit dhe qytetarëve nga sistemi bankar shqiptar i nivelit të dytë.
Pohimi vjen nga Konfindustria e cila tha sot se kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Qeverisë, vendimmarrjes politike pa dallim ngjyrash dhe Bankës së Shqipërisë në analizimin në thellësi si dhe shmangien e shkaqeve që kanë sjellë mospasqyrimin në vazhdimësi të uljes së normës bazë të interesit të lekut në kreditimin e ekonomisë reale si edhe shfaqjen e shenjave të qarta të sjelljeve oligopol sidomos në:- tregun e letrave me vlerë, - komisionimet bankare dhe -termat e kreditimit të biznesit dhe qytetarëve nga sistemi bankar shqiptar i nivelit të dytë.
Konfindustria mbështet vendimin e fundit për uljen e normës së interesit për Lek-un prej 0.25% nga Banka e Shqipërisë, por njëkohësisht vlerëson se është e domosdoshme marrja e masave të tjera shtesë për tejkalimin e gjendjes së vështirë në ekonominë reale si pasojë e likuiditetit të munguar në gjysmën e parë të vitit 2012.
Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria, thotë për noa.al se ndikimi i uljes së njëpasnjëshme të normës bazë të interesit për Lek-un me 0.75% nga fillimi i vitit 2012 për të arritur në nivelin 4% të sotëm ka qenë i papërfillshëm në: 1 - kreditimin e ekonomisë reale/biznes dhe individë si edhe në 2- tregun e letrave me vlere të qeverisë.
Konfindustria vlerëson, se mbështetur në të dhënat e ardhura pranë saj nga grupet e industrive që prodhojnë për tregun e brendshëm për 5 mujorin e parë të vitit financiar në vazhdim vihet re një ulje e ndjeshme e masës së likuiditetit ne ekonomi, që i bashkëngjitet faktorit negativ psikologjik te konsumatoreve dhe shprehet ne uljen e treguesit te shitjes për industritë me pasoja të rënda për zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. a.b/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: