LAJME DITE
Tiranë, 11 gusht 2012, NOA- (Update) Policia e Tiranës ka vënë në pranga 20-vjeçarin Aldo Hoxhën, i cili dyshohet për vrasjen e 38-vjeçares Fatbardha Tafa dhe plagosjen e motrës së saj.
Në një konferencë për mediat, zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini informoi për arrestimin e 20-vjeçarit, i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatbardha Tafës, në tentativë për t’i grabitur asaj varësen e floririt, noa.al.
“Në kuadër të shumë veprimeve policore u realizua operacioni i koduar “Loja e rreme”, ku u ndalua shtetasi Aldo Hoxha, lindur e banues në Tiranë. Ndalimi i tij u realizua pas veprimeve hetimore dhe provave të grumbulluara, ku rezultoi se ky shtetas është njëri nga bashkautorët e vjedhjes me dhunë dhe vrasjes së shtetases Fatbardha Tafa dhe plagosjes së një tjetër shtetaseje”, informoi zëdhënësja e policisë së Tiranës.
Arrestimi i 20-vjeçarit është kryer nga drejtoria e Policisë së qarkut Tiranë në bashkëpunim me krimet e rënda, prokurorinë e Tiranës dhe drejtorinë e Policisë Shkencore, të cilët bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 38-vjeçares Fatbardha Tafa dhe plagosjes së shtetases Lumturie Gjana, ngjarje e ndodhur në datën 7 gusht në afërsi të ish Fushës së Aviacionit.
Zëdhënësja e policisë informoi gjithashtu se strukturat e policisë së Tiranës po punojnë për identifikim dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarje dhe se materialet do i kalojnë Prokurorisë së Tiranës.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të mërkurës ku dy motrat që shoqëroheshin nga 3 fëmijët e tyre, janë sulmuar nga dy grabitësit me motorë, të cilët me dhunë u përpoqën t’i merrnin varësen që mbante në qafë Fatbardha Tafa.
Por dy femrat kanë bërë rezistencë dhe si pasojë grabitësit e kanë goditur viktimën me thikë në zemër, ndërsa motrën e saj e kanë plagosur.
Fatbardha Tafa, nënë e dy fëmijëve, kishte ardhur për të kaluar pushimet në Shqipëri dhe të takohej me familjarët e saj, pasi prej 5 vitesh jetonte në Itali.
Vizita e parë që kishte bërë në Shqipëri, ishte pikërisht tek shtëpia e motrës, Lumturie Gjanës, ku të dy motrat së bashku me fëmijët ishin drejtuar për tek lulishtja e ish Fushës së Aviacionit, në rrugën Abedin Rexha, atje ku dhe u grabitën me dhunë.
b.gj/noa.al

Printo
Dergo
Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA
Dizenjimi dhe mirëmbajtja nga: